Simeone mban “premtimin”, shkatërron Napolin dhe i dhuron titullin Juves (VIDEO)

Fiorentina i ka dhënë një goditje të fortë Napolit në luftën për titullin kampion. Skuadra e Piolit ka fituar në shifrat 3-0 në duelin e zhvilluar në “Artemio Franki”, me 3 gola te Xhovani Simeones.

Ndeshja nisi në tatëpjetë për ekipin e Sarrit, që e pa veten me një lojtar më pak që në minutën e 8-të, teksa heroi i fitores ndaj Juventusit, Kulibali u ndëshkua me karton të kuq. Fiorentina shfrytëzoi më së miri avantazhin numerik duke shënuar në minutën e 34-të me Xhovani Simeonen.

“Vjollcët” dominojnë në të gjitha aspektet dhe në pjesën e dytë shënojnë sërish me Simeonen. Sulmuesi i Fiorentinës ka mbajtur premtimin për të mundur Napolin, teksa i ka shënuar edhe një tjetër gol në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fiorentina është ngjitur në kuotën e 54 pikëve, 3 më pak se Milani. Napoli ndërkohë është larguar 4 pikë nga Juventusi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?