Simeone parakalon Aragones, bëhet trajneri më fitues në historinë e Atleticos

Diego Simeone shkruan emrin e tij me gërma të arta në historinë e Atletico Madrid. Fitorja 2-1 me përmbysje ndaj Athletic Bilbaos ishte speciale për teknikun argjentinas, kjo jo vetëm për faktin se falë këtij suksesi Los Colchoneros e thelluan në +6 avantazhin nga Barcelona ndjekëse në renditjen e La Ligas dhe në +8 nga Reali por edhe sepse falë këtij suksesi Simeone u bë trajneri që ka fituar më shumë ndeshje në historinë e Aletico Madrid.

“El Cholo” qëndron në stolin e Atleticos prej dhjetorit të vitit 2011 dhe ndaj skuadrës baske regjistroi fitoren numër 309 si trajner i “Colchoneros”, shifër që nuk e ka arritur asnjë trajner tjetër. Simeone kaloi legjendën Luis Aragones i cili është ndarë nga jeta ndërkohë që numëronte 308 fitore si trajner i Atleticos.

El Cholo  pritet ta përmirësojë edhe më shumë rekordin e tij, ndërkohë që nuk ka munguar as urimi i klubit për këtë arritje fantastike. Simeone kërkon titullin e tij të dytë në krye të Los Colchoneros pas atij të arritur në 2014-ën pikërisht në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Barcelonës.

Image

SHKARKO APP