Simeone provokoi Yamalin me tre gishta te goli i Lookman, si nisi përplasja në pankinë

Gjysmëfinalja e parë e Copa del Rey mes Atlético Madrid dhe Barcelonës nuk prodhoi vetëm gola, por edhe një episod që ndezi polemikat.Pas realizimit të golit të tretë nga Ademola Lookman, trajneri i madrilenëve, Diego Simeone, u pa duke i treguar tre gishta talentit të ri katalanas, Lamine Yamal. Gjesti i teknikut argjentinas u interpretua si një provokim, ndërsa reagimi i Yamal ishte i menjëhershëm, duke shfaqur qartë pakënaqësi.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në mediat spanjolle, ku debatet u ndanë mes atyre që e cilësuan veprimin si të panevojshëm dhe atyre që e konsideruan pjesë të rivalitetit dhe presionit të një ndeshjeje të këtij niveli.

Megjithatë, për Barcelonën situata u përkeqësua edhe më shumë në minutat e fundit. Para vërshëllimës përfundimtare, erdhi edhe goli i katërt për Atleticon, i realizuar nga Julián Álvarez, pas asistit të vetë Lookman.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?