Simona zbret nga froni Diletta-n, njihuni me gazetaren sllovake që po bën “namin”

Simona Leskovska, një modele 30-vjeçare dhe finaliste e konkursit “Miss Sllovakia”, ka rrëmbyer vëmendjen e publikut, këtë herë jo nga pasarelat, por si gazetare në Kampionatin Europian për moshat nën 21 vjeç që po zhvillohet në vendin e saj.

Me paraqitje të guximshme dhe stil që lë pa frymë, Simona ka fituar zemrat e tifozëve që tashmë e quajnë “Mbretëresha e Europës”. Në Instagram, ajo numëron mbi 206 mijë ndjekës që ndjekin me entuziazëm postimet e saj të përditshme.

Por zemra e bukuroshes sllovake është tashmë e zënë, ajo është në një lidhje me futbollistin Stanislav Lobotka, lojtar i Sllovakisë dhe kampion me Napolin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç bukurisë dhe karizmës, Simona ka dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim serioz në punën e saj. Ajo ka tre vite që punon për Federatën Sllovake të Futbollit, fillimisht me ekipin U21, dhe më pas me përfaqësuesen A.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?