Sinan Bardhi, me ambicie të mëdha si trajneri i ri i Mamurrasit

Ish trajneri i Besëlidhjes së Lezhës, Sinan Bardhi ka arritur akordin me presidentin Ded Ndreca dhe do të drejtojë ai Mamurrasit në pjesën e dytë të garës. Për arsye personale dha dorëheqjen pak ditë më parë trajneri Stavri Nica nga Mamurrari. Kjo skuadër ndodhet aktualisht në vend të dytë në Grupin A, tre pikë pas kryesuesve të Tërbunit dhe me pretendime që sezonin tjetër të ngjitet në një kategori më lart.   Besëlidhja, pas përforcime të bujshme gjatë janarit, vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Tërbunit të Pukës, që kryeson aktualisht Grupin A, në Kategorinë e Parë. Lezhianët janë një tjetër ekip pretendent për t’u ngjitur në Superiore, por kanë katër pikë më pak se Tërbuni.

Shkëlzen Rustemi, nis puna e trajneri të ti i Kastriotit

Shkëlzen Rustemi është emëruar trajneri ri i Kastriotit, ndërsa krutanët vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e parë të pjesës së dytë në Kategorinë e Parë. Iliria e Fushë-Krujës kërkon fitore në derbin e fundjavës ndaj Kastriotit, për ta nisur sa më mbarë vitin 2015. Nga ana tjetër Kastrioti ka më tepër ambicie dhe pas përforcime të janarit, synon fitore në transfertë. Pritet një derbi , me rivalitet. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Hasa kthehet te Besa, Pelingu shkon në Pukë

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi kavajas Mateo Hasa i jep fund eksperiencës së tij me Shkumbinin dhe rikthehet tek Besa e Kavajës. Por nga ana tjetër mbrojtësi Izmir Pelingu mbaron aventurën e tij me Besën e Kavajës dhe firmos me Tërbunin e Pukës, në vigjilje të pjesës së dytë të këtij sezoni.

Ada e Velipojës, me dy goditje të bujshme në shkurt 

Ada e Velipojës konfirmon se pritet të mbërrijë deri në mbyllje të merkatos edhe Artan Thorja (Laçi) si dhe mesfushori Stivi Shaba (Kastrioti).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?