Sindrit Guri firmos për Shkëndijën e Tetovës pas eksperiencës në Belgjikë

Sindrit Guri rikthehet në një ekip shqiptar, pas eksperiencës aspak pozitive në Belgjikë me Oostende. Këtë herë ai nuk do të luajë në Kategorinë Superiore, por te Shkëndija e Tetovës, që dëshiron të mbrojë titullin kampion në Maqedoninë e Veriut.

Tifozeria tetovare u trondit ditë më parë nga largimi i Besart Ibrahimit, atij që vetë faqja zyrtare e kuqezinjve cilëson si “sulmuesi më i mirë i Shkëndijës i të gjitha kohërave”, me 147 gola nga viti 2015. 27-vjeçari shqiptar tashmë do të ketë detyrën për të gjetur sa më shpesh rrugën e rrjetës.

SHKARKO APP