Sindrit Guri kalon me sukses vizitat mjekësore te Ostendes (FOTO LAJM)
Gjatë ditës së sotme, sulmuesi i Kukësit ka kryer vizitat mjekësore në Belgjikë te skuadra e KV Ostendes, ku shkodrani është shoqëruar nga menaxheri i tij, Shkumbin Qormehmeti. Kontrollet mjekësore kanë përfunduar me sukses dhe shumë shpejtë pritet që sulmuesi i Kukësit të prezantohet me klubin e Ostendes.
Ai është transferuar në Belgjikë për shifrën e 710 mijë eurove, dhe do të luajë sezonin e ardhshëm në një kampionat së bashku edhe me sulmuesin tjetër Kristal Abazaj, që do të jetë pjesë e Anderlehtit.

KOHA JONË SONDAZH

