Sinjale pozitive për Kolo Muani, Juventusi e ka gati ofertën për ta rikthyer

Juventusi ka një plan të qartë për merkaton e verës dhe është vendosur për të përforcuar skuadrën e udhëhequr nga Igor Tudor. Klubi bardhezi është i fokusuar në tre objektiva të rëndësishëm: sulmuesi Kolo Muani, një mesfushor qendre dhe një lojtar kreativ në treçerek.

Randal Kolo Muani mbetet objektivi kryesor i Juventusit në repartin ofensiv. Sulmuesi francez i ka dhënë fjalën e tij klubit torinez, që po punon për ta sjellë në Torino deri më 13 gusht, kur është parashikuar miqësorja me ekipin Next Gen.

Negociatat me PSG-në janë në rrugë të mbarë. Juventus është i gatshëm të paguajë 10 milionë euro për huazimin dhe të vendosë një klauzolë blerjeje prej 35 milionë euro, e cila mund të bëhet e detyrueshme me kushte të lehta për t’u përmbushur. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?