Sirena amerikane për Gonzalo Higuain, miku i tij e do te LA Galaxy

E ardhmja e sulmuesit të Juventusit mund të jetë përtej oqeanit pasi bashkëkombësi i tij Guillermo Barros Schelotto dëshiron ta marrë te Los Angeles Galaxy.

Në një intervistë për gazetën torineze “Tuttosport”, ish-trajneri i Boca Juniors ka folur për Higuain dhe mundësinë e transferimit të tij në Major League Soccer.

“Do të ishte një ëndërr ta kishim me ne, po flasim për një nga sulmuesit më të mirë në botë. Për momentin e shoh të vështirë transferimin e tij në Amerikë, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë. Njoh personalisht të gjithë familjen e tij. Nuk do të jetë e lehtë, por për të ardhmen do të ishte diçka fantastike”, ka thënë Schelotto.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?