Sirena turke për gjigantin e sulmit të Tiranës
Menemenspor gjithmonë e më shumë është e përqendruar në merkato te futbollistët që luajnë në Kategorinë Superiore. Së fundmi në radarët e klubit turk ka përfunduar Micheal Ngoo, i cili me shumë gjasa nuk do të rinovojë kontratën e tij me bardheblutë që i skadon në fund të këtij sezoni.
Falë 12 golave të realizuar në këtë kampionat, gjigandi i sulmit të bardhebluve po ndiqet me vëmendje nga disa klube por më shumë interes ka shfaqur Menemenspor.
Lajmi për interesimin e klubit nga Izmiri për bomberin anglez është bërë publik nga mediat turke, ndërkohë që vetë futbollisti tundohet nga kjo aventurë. Javë më parë Menemenspor ka treguar interes për një sërë emrash nga kampionati shqiptar si Solomon. Te skuadra nga Izmiri luajnë dy futbollistë shqiptarë, portieri Gentjan Selmani dhe mbrojtësi David Domgjoni.