Sistemi VAR do të provohet tek Partizani-Laçi
Video Assistant Referee, për sfidën e kategorisë superiore do të provohet tek ndeshja Partizani-Laçi. Ky sigurisht do të jetë një test për të parë sesa funksionon dhe mund të përshtatet ashtu si në kampionatët më elitarë të futbollit në Europë.
Kjo teknologji e re që ka si qëllim kryesor të eleminojë totalisht gabimet njerëzore te gjykimit nga arbitrat, duke u dhënë mundësinë këtyre të fundit të rishikojnë situatat ku kanë mëdyshje sa i përket vendimit të tyre.
Asgjë nuk është vendosur nga institucioni më i lartë i futbollit në Shqipëri siç është Federata, çka do të thotë që ky sistem nuk do të jetë pjesë e superiores per ndeshjet ne vijim dhe gjithçka do të ndodhë tek Partizani-Laci mbetet në kuadrin e një prove.
Sistemi VAR pritet të jetë i pranishëm në futbollin tonë në vitin 2021, kur të jenë plotësuar kushtet e nevojshme në mënyrë që gjithçka duhet të jetë sipas kërkesave dhe ky sistem të mund të përdoret në të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore.