Siti fitore me vuajtje ndaj Bristolit, siguron një vend në finale të “Carabao Cup” (VIDEO)
Mançester Siti është finalisti i parë i “Carabao Cup” për sezonin 2017/18. Skuadra e Pepo Guardiolës ka fituar me rezultatin 3-2 në një ndeshje të çmendur ndaj Bristol Sitit.
Siti kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1. Sane shënoi golin e avantazhit për Sitin në minutën e 43-të, ndërkohë që në të 50-ën është Aguero që dyfishon shifrat. Vendasit nuk dorëzohen dhe barazojnë rezultatin me Pak dhe Flint në minutën e 90-të, por Siti shënoi në shtesë dhe golin e fitores.
Me rezultatin e përgjithshëm 5-3, Siti siguron biletën e parë për në “Carabao Cup”, ku do të përballet me një mes Arsenalit dhe Çelsit./Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

