Siti shkatërron Arsenalin dhe rrëmben Kupën e Ligës (VIDEO)

Mançester Siti është fituese e “Carabao Cup” për vitin 2018. Skuadra e Guardiolës ka mundur në finale lehtësisht Arsenalin në shifrat 3-0.

Siti gjen golin e avantazhit që në minutën e 18-të. Serxhio Aguero përfiton nga një gabim i Mustafit dhe më pas mposhtë dhe portierin Çeh. Pjesa e parë nuk dhuroi më tjetër gol, teksa në minutën e 58-të, pas një karamboli në zonë, është Kompani, i cili përfiton duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.

Në minutën e 64-t, do të ishte radha e David Silvës, i cili shmanget mjaft mirë në zonë, dhe më pas e dërgon në rrjetë. “Topçinjtë” nuk shfaqën shenja reagimi, duke konfirmuar momentin delikat në të cilën ndodhen. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?