Situata e vështirë nga koronavirusi, Schalke u bën edhe pazarin lojtarëve
Klubet e Bundesligës prej disa ditësh kanë nisur përgatitjet për rifillimin e sezonit, duke kryer seanca stërvitore të ndarë në grupe. Mes tyre është edhe Schalke 04, që ka vendosur të ndërmarrë një iniciativë shumë interesante për ta.
Për të evituar kontaktet me persona potencialisht të infektuar, të gjithë lojtarët mund të dalin nga shtëpia vetëm për të shkuar në qendrën sportive, ndërsa për ti siguruar ushqimin do të mendojë vetë shoqëria.
Praktikisht, Schalke do të marrë listën e shpenzimeve nga lojtarët e ditën tjetër ata do të kenë në shtëpi gjithçka kanë kërkuar. Për më problematikët, është në dispozicion kuzhinieri i shoqërisë, që do t’i dërgojë në shtëpinë e e tyre pjatat e kërkuara.