Situatë anormale me Covidin tek Lazio, Immobile dhe Strakosha nuk lejohet të luajnë në Champions

Situata anormale me tamponët vijon te skuadra e Lazios. Ciro Immobile nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e Champions League kundër Lazios. Sulmuesi luajti në fundjavë ndaj Torinos, madje duke shënuar edhe gol, por në Europës si një javë më parë nuk do ta luajë.

UEFA ka vendosur që së bashku me të as Strakosha dhe Lucas Leiva  nuk kanë marrë dritën jeshile. Pjesa tjetër e skuadrës nuk do të ketë probleme për të udhëtuar për në Rusi.

Duket e paqartë situata e lojtarëve të Lazios, teksa për ta nuk bëhet e ditur nëse janë të prekur apo jo. Klubi bardhekaltër është shumë diskret në informacione. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP