Situatë dramatike në Itali, mesfushori i Atalantës: Dëgjoj vetëm sirenat e ambulancave!
Situata në Itali është dramatike. Në Bergamo, atje ku ndodhet në karantinë e gjithë skuadra e Atalantës, i gjithë qyteti po kalon ditë shumë të vështira. Mbrojtësi De Roon ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku ka shprehur shqetësimin.
“Dua të jap disa të reja nga ana ime, pasi kam shumë pyetje. Me skuadrën jemi në karantinë, pasi disa futbollist të Valencias kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.
Asnjëherë nuk kam menduar se do të përballem me një situatë si kjo. Pas ndeshjes kundër Valencias ne ishim të lumtur para se të ktheheshim në Bergamo.
Rrugët janë plotësisht bosh. Gjithçka që mund të dëgjosh janë sirenat e ambulancave dhe kambanave të kishave, të cilat bëjnë zhurmë për njerëzit që për fat të keq humbin jetën. Ditë më të mira do të vijnë, Italia është e fortë”, deklaroi De Roon. /R.Lika-Koha Jone/