Situatë e errët në Kombëtare, por Xhaka “gradohet” në hierarkinë e Bazelit

Taulant Xhaka gradohet zëvendëskapiten i skuadrës së Bazelit. Pas momenteve të vështira dhe faktit që pak ditë më parë nuk takoi trajnerin e zgjedhur të Kombëtares, Kristian Panuçi, mesfushori kuqezi ka marrë një lajm pozitiv. Ai do të jetë njëri prej zëvendëskapitenëve të skuadrës. Pasi Delgado e la futbollin në nisjen e kampionatit zviceran, drejtuesit e klubit bënë ndryshime në hierarkinë e lojtarëve.

Kapiteni i skuadrës do të jetë mesfushori Marek Sushi. 29-vjeçari çek luan prej tre sezonesh në ekipin e Bazelit dhe thuajse është gjithmonë titullar me ekipin zviceran. Dy zëvendëskapitenët e skuadrës janë Mishel Lang dhe Taulant Xhaka. Ky i fundit është një nga prodhimet e klubit zviceran dhe për këtë fakt ka fituar zemrat e drejtuesve dhe të tifozëve të Bazelit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?