Federata Shqiptare e Futbollit ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare me “Sixtus Italia”, që do të jetë sponsor zyrtar i FSHF-së.

Kompania italiane është e njohur për produktet e saj të specializuara në mjekësinë sportive dhe rikuperimin e sportistëve.

Përmes këtij partneriteti, ekipet Kombëtare do të furnizohen me produkte për trajtim, fizioterapi dhe mirëqenie fizike. Bashkëpunimi synon të përmirësojë kushtet e rikuperimit të lojtarëve dhe të mbështesë performancën e tyre në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, partneriteti forcon imazhin e FSHF-së dhe hap mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës mjekësore sportive në vend. “Sixtus Italia” vjen si një mbështetje e rëndësishme për futbollin shqiptar dhe futbollistët kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama