S’ka fitues në superduelin mes Tottenham dhe Liverpoolit (VIDEO)

Tottenham dhe Liverpooli, ashtu siç pritej kanë dhuruar një pasdite spektakolare, por nuk mundën që të prodhonin fitues. Dueli u mbyll në shifrat 2-2, edhe pse për çerek ore lojë, vendasit luajtën me një futbollist më shumë.

Harry Kane zhbllokoi duelin në minutën e 13-të, por reagimi i “The Reds” do të ishte i shpejtë me Diogo Jotën në minutën e 35-të. Robertson do të kalonte Loverpoolin ne avantazh në minutën e 69-të. Gjithsesi Tottenhem do të kundërpërgjigjej me Son.

Andreë Robertson do të bëhej protagonist disa minuta më pas me karton të kuq, pas një ndërhyrje të rëndë dhe ku arbitri u ndihmua nag VAR. Në minutat e fundit pavarësisht rasteve sporadike, rezultati nuk do të ndryshonte. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?