S’ka hapësira por ka shumë admirues, Nedim Bajrami në merkato për 12 milionë euro

Mes fytyrave në kopertinën e Empolit, që po zhvillon një sezon fantastik në Seria A, nuk është Nedim bajrami. Futbollisti shqiptar, është ulur në pankinë në dy ndeshjet e fundit të toskanëve ndaj Sassuolos dhe Genoas. Prej një muaji e gjysmë ai nuk është përfshirë në formacionin titullar të trajnerit Andreazzoli, teksa ndeshja e fundit si titullar daton më 26 shtator ndaj Bolognës.

Është e pashmangshme që jë super talent i tillë të mbetet jashtë vëmendjes së ekipeve të njohura. Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb.com”, skuadra e Empolit e vlerëson 12 milionë euro, por synimi është 15 milionë euro.

Në të kaluarën e afërt ai ka qenë në listën e dëshirave të Napolit dhe Fiorentinës, por akordi mes palëve mungoi dhe Bajrami qëndroi tek Empoli. Bajrami është i grumbulluar me Shqipërinë në kuadër të dy përballjeve kualifikuese për Katar 2022, atë ndaj Anglisë më datë 12 nëntor dhe atë ndaj Andorrës më datë 15 nëntor. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?