S’ka Kupë Bote për Ukrainën, Uellsi kualifikohet me një autogol (VIDEO)

Pas 64 vitesh, Uellsi siguron një biletë për në Kupën e Botës që do të luhet në Katar. Në Cardiff vendasit morën një fitore minimale 1-0 ndaj Ukrainës, duke u bërë skuadra e 13-të Europiane që do të shkojë në Kupën e Botës.

Goli i vetëm erdhi në minutën e 34-t, teksa pas një goditje dënimi, Yarmolenko i pafatë devijoi topin në rrjetën e portës së tij. Ukraina reagoi mjaft mirë duke qenë dominuese ne lojë dhe madje dhe ne raste.

Yarmolenko dhe Malinovsky nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Gjithsesi Ukraina del me kokën lart nga kjo ndeshje, që mund të kishte qenë historike për ta duke parë situatën e luftës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?