S’ka lekë për futbollin shqiptar. Mesfushori i Teutës ironizon Ramën: Ço infermiere për të nënën e Buffon dhe Ronaldos

Një nga talentet më të spikatur këtë sezon te skuadra e Teutës, ka reaguar ashpër pas vendimi të kryeministri Rama për të mos akorduar asnjë para për futbollin në Shqipëri. 22-vjeari ka ironizuar kreun e shtetit duke thënë se më mirë do të ishte të dërgonte “dy infermiere shtesë: një për të ëmën e Buffon, një për të ëmën e Ronaldos”.

Statusi i plotë i tij në “Insta Story”

“Dëgjuam kryeministrin! E tha prerë, madje me arrogancë: asnjë ndihmë për futbollin shqiptar … Nuk ka asgjë për t’u habitur. Kryeministri ynë ka kohë që nuk reagon aty ku duhet, aty ku ka nevojë, por vetëm aty ku mund të fitojë duartrokitje ndërkombëtare …

Ka kohë që nuk i hyjnë më në sy duartrokitjet e shqiptarëve. Ndaj, maksimumi që mund të bëjë është të çojë edhe dy infermiere shtesë: një për të ëmën e Buffon, një për të ëmën e Ronaldos”.

 

SHKARKO APP