S’ka tifozë prej disa muajsh, një fenomen i rrallë ndodh në stadiumin e Bayernit

Bundesliga u bë kampionati i parë nga të mëdhatë që zbriti në fushën e lojës për të mbyllur këtë sezon, por ditët kur mund të shohim tifozë në stadium duken ende larg. Impianti i “Allianz Stadium” është braktisur prej disa muajsh për shkak të mungesës së tifozëve, teksa një gjë të tillë mund ta vësh re menjëherë sapo hyn në stadium.

Një fotograf ka përfituar nga ndeshja e Kupës kundër Frankfurtit, për të fotografuar një barishte, e cila ka dalë në shkallët e stadiumit. Reagimet e tifozëve nuk kanë munguar në rrjetet sociale, teksa shpresat e tyre janë që shume shpejt të jenë ata që do të ulen sërish në shkallët e impiantit modern. /R.Lika-Koha Jone/  

Image

SHKARKO APP