S’ka “Top të Artë” për Ronaldon, por të hënën merr një tjetër çmim

Nuk do të jetë Cristiano Ronaldo fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2019. Në Spanjë janë të bindur që këtë çmim për herë të 6-të në karrierë do ta fitojë Lionel Messi, i cili të hënën do të jetë në Paris. Gjithsesi portugezi mund të ngushëllohet me një tjetër çmim.

 

Të hënën do të zhvillohet në Milano “Gran Gala AIC”, teksa sipas “Corriere dello Sport” CR7 do të marrë vlerësimin si lojtar më i mirë i sezonit të fundit në Seria A me 21 gola, 8 asist në 31 ndeshje. Në këtë mënyrë ai do të mposhtë Mauro Icardin.

Ronaldo do të gjejë vend edhe në 11-shen më të mirë të kampionatit. Formacioni do të kompletohet me Handanovic, Cancelo, Chiellini, Koulibaly, Kolarov, Pjanic, Barella, Zielinski (ose Fabian Ruiz), Quagliarella dhe Zapata. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP