Skandal/ Ambasada meksikane refuzon vizat, Shqipëria nuk merr pjesë në Botërorin U-17 të peshëngritjes

Një ngjarje absurde i ka ndodhur Shqipërisë në prag të Kampionatit Botëror U-17 të peshëngritjes në Meksikë.

Pas disa ditësh sorollatje në Romë, ambasada e Meksikës u ka refuzuar vizat shtangistit Ertjan Kofsha dhe trajnerit të tij Leonard Toska, me motivacionin se rroga e trajnerit nuk i përmbush shpenzimet për këtë aktivitet, në një kohë kur gjithçka është e paguar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Shqipëria humbet medalje në një event ku Kofsha konsiderohej si favoriti më i madh për t’u shpallur kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?