Skandal/ Lojtarët e Serbisë shpalosin hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb në dhomat e zhveshjes
Serbia pësoi një humbje 2-0 ndaj Brazilit në duelin e parë në “Katar 2022”. Brazilianët e dominuan tërësisht këtë ndeshje, duke ju falur një dopiete të Richarlison.
Gjithsesi skandalet nuk kanë munguar as në këtë duel nga serbët. Tifozët shpalosen një flamur me ngjyrat e shtetit serb, teksa në të ishte harta e Republikës së Kosovës.
Por çudia nuk mbaron këtu, pasi e njëjta hartë është parë edhe në dhomat e zhveshjes së Serbisë. Në këtë flamur është mbishkrimi “Nema Predaje”, që në shqip do të thotë: “Nuk ka dorëzim”.