Skandal/ Mashtrimi i madh me Sopotin e Librazhdit

Nga Poli Hoxha

Nje pyetje dhe nje sugjerim per dashamiresit e Sopotit

Prej disa ditesh po degjojme se Klubi i futbollit, “Sopoti” do te festoje 55 –vjetorin e krijimit te tij. Sipas disa llogaritjeve, me rezulton se ky klub eshte ne prag te 70 -vjetorit, i cili i bie pas nje viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Per te qene me te sakte, po ju sjellim disa deshmi, te cilat besoj se mjaftojme per te kuptuar te verteten…

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi Futbollistik Sopoti (ose shkurt KF Sopoti), është klub futbollistik shqiptar nga Librazhdi, Shqipëri, që u krijua në vitin 1948 me emrin “Librazhdi”.

Që nga themelimi KF Sopoti janë 1 herë kampionë të Kategorisë së Parë dhe 1 herë kampionë të Kategorisë së Dytë.

Osman Kola : Futbollin e mësuam nga italianët…

Përpjekjet e para për të luajtur futboll dhe për të krijuar një ekip futbolli në Librazhd, i gjejmë në vitet 1943-1944. Ishte koha kur në Shqipëri ishin ngritur kazermat e ushtrisë  italiane.

Këtë e dëshmojnë ata që kanë veshur të parët fanelën e Sopotit. Dhe, Osman Kola është njeri prej tyre.

Ai shton se zanafilla e futbollit në Librazhd,nis që në vitin 1943-1944,kohë kur sipas tij në Librazhd ishin vendosur kazermat italiane. Me çunat e atëhershëm,luanim me ushtarët italianë,prej të cilëve jo veëtm mësuam të flasim italisht,por mësuam edhe të luajmë futboll.

Fillimisht ia nisëm me topa të vjetër,me llapë,këpucë të vjetra,të cilat i riparonim në Elbasan,pasi në Librazhd nuk kishte as këpucar në atë kohë. Por nuk ndienim lodhje ,veç kënaqësisë,sidomos kur fitonim ndeshjen.

Sipas tij,ishte viti 1950 që shënoi edhe pjesmarrjen e parë të ekipit të Sopotit në një kampionat futbolli siç ishte ai i kategorisë së tretë. Nga viti 1963-1964,ekipit i imponohet të luaj në Prrenjas,për arsye të përmbytjes së fushës së Librazhdit dhe se për faktin se në Prrenjas ishte hapur Teknikumi i Minierave,ku kishte edhe mësues që luanin futboll,por nga ana tjetër hapja e minierës kishte sjellë edhe inxhinireë të cilët ishin të dashuruar pas futbollit. /syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?