“Skandal”, mbrojtësi i Bayernit reagon ashpër për golin e anuluar të Bennacer ndaj Interit (VIDEO)
Interi fitoi 3-0 ndaj Milanit dhe siguroi kalimin në finalen e Kupës së Italisë, por goli i anuluar i Ismael Bennacer ka krijuar jo pak polemika. Zikaltrit e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, por ekipi i Stefano Piolit shkurtoi rezultatin në minutën e 64-t falë goditjes potente të mesfushorit algjerian.

Gjithsesi, arbitri Mariani anuloi golin e kuqezinjve me ndihmën e VAR-it për shkak se Kalulu ishte në pozicion jashtë loje aktiv, duke i zënë rrezen portierit Handanovic sipas logjikës së arbitrit.
I ashpër ka qenë reagimi i Lucas Hernandez, vëllait të Theo Hernandez. “Skandal”, shkroi mbrojtësi i Bayern Munchen në rrjetet sociale. Postimi në fakt është fshirë pak orë më vonë, ndoshta i ndikuar dhe nga klubi bavarez.

KOHA JONË SONDAZH

