Skandal në Bullgari, gjyqtari i VAR “kapet mat” duke vënë bast online para ndeshjes (VIDEO)

Fundjavën e kaluar në Bullgari u luajt derbi mes CSKA dhe Lokomotivës së Sofjes. Skuadra vendase fitoi 1-0, por rezultati i lojës mbeti në hije për shkak të një skandali që ndodhi para fillimit të duelit.

Siç ndodh rëndom, kamerat i kanë regjistruar ngjarjet në dhomën e VAR-it për disa sekonda para fillimit të ndeshjes. Dhe pikërisht atëherë, teleshikuesit mund të shihnin një nga gjyqtarët në kabinë duke naviguar në faqet e basteve online.

Pamjet në fakt nuk janë të qarta se për cilën ndeshje arbitri po vendoste bast, por ky është një skandal i vërtet kur pretendohet se VAR shihet si një mekanizëm që u vendos për të vendosur drejtësi. /Koha Jonë/

YouTube player

SHKARKO APP