Skandal në futbollin turk, arrestohet kapiteni i Fenerbahçes dhe mbrojtësi i Galatararay-t
Drejtësia turke ka nisur një valë të re ndalimesh në lidhje me bastet e paligjshme dhe manipulimin e ndeshjeve në futbollin profesionist të vendit. Më 5 dhjetor, autoritetet kryen operacione në 16 provinca, duke ndaluar 35 persona, përfshirë futbollistë, arbitra, drejtues klubesh dhe figura të njohura sportive.
Mes të ndaluarve janë kapiteni i Fenerbahçes, Mert Hakan Yandaş, mbrojtësi i Galatasaray, Metehan Baltaci, ish-arbitri dhe komentatori Ahmet Çakar, si dhe gjyqtari aktual Zorbay Kucuk. Hetimi përfshin transaksione financiare të dyshimta dhe shkelje të ligjit që parandalon manipulimin e garave sportive, i cili parashikon deri në 3 vite burgim në rast të basteve të paligjshme në sportet profesionale.
Skandali u shpërfaq në tetor, kur Federata Turke e Futbollit zbuloi se qindra gjyqtarë kishin vendosur baste në ndeshje, duke shënuar fillimin e një hetimi që vazhdon të zgjerohen për të pastruar sportin nga korrupsioni dhe manipulimet.
KOHA JONË SONDAZH

