Skandal/ Kaçe nuk transferohet te APOEL për shkak të fotos me fanellën e UÇK-së
Ergys Kaçe të mërkurën duhet ta kishte një ditë për të firmosur kontratën e re me skuadrën e APOEL, por kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë. Mesfushori ka udhëtuar sot drejt Qipros për të kryer vizitat mjekësore dhe për të formalizuar huazimin 6 mujor te klubi që mban vendin e dytë në kampionatin e këtij vendi.
Kjo lëvizje ëshë mbyllur me zhvillime të turpshme nga klubi qipriot. Tifozeria e klubit të APOEL i është kundërvënë drejtuesve për këtë lëvizje pasi nuk dëshiron që Kaçe të veshë fanellën e këtij ekipi si pasojë e fotos së famshme me fanellën e UÇK të 4 viteve më parë. Skandali është publikuar nga të gjitha mediat greke.
Tifozeria e APOEL ia ka bërë të qartë klubit këtë qëndrim dhe ka paralajmëruar protesta, duke detyruar qipriotët që të tërhiqen nga kërkesa e tyre për huazimin e Kaçes, pak orë para finalizimit të marrëveshjes. Kaçe është rikthyer në Thesanoliki për të parë propozime të tjera që do të jenë më interesante për karrierën e tij. Ai është në pritje të një telefonate të një klubi tjetër që dëshiron ta transferojë nga PAOK, teksa opsioni më i dëshirueshëm dhe më i mundshëm është Panthinaikos.
Mesfushori i kombëtares sonë po vuan mungesën e hapësirave në ekipin e PAOK-ut, teksa deri më tani është aktivizuar vetëm në 5 ndeshje në total, duke dhënë vetëm një asist për shokët e tij. Në rast se nuk gjen një skuadër në orët në vijim kur edhe mbyllet kontrata, ai rrezikon që të mbetet edhe jashtë listës së Panuçit./Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

