Skandal në Greqi, presidenti i PAOK futet i armatosur në fushë dhe kërcënon arbitrin (VIDEO)

Një tjetër skandal ka ndodhur sot në futbollin grek. Presidenti i PAOK, Ivan Savidis, është futur në fushën e blertë duke sulmuar gjyqtarin e takimit.

Ngjarja ka ndodhur pas anulimit të golit të shënuar nga Varela, në ndeshjen kundër AEK-ut të Athinës, me shkakun se lojtari i ish-ekipit të Kaçes ka penguar portierin.

Në ato momente, tifozët e PAOK kanë shpërthyer në protesta, ku u bashkua edhe presidenti Ivan Savidis, bashkë me drejtorin teknik, Ljubos Mishel. Mediat greke kanë publikuar edhe foto ku presidenti shihet i armatosur me pistoletë në brez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?