Skandal në prag të Bosnje-Itali, kapet një ushtar italian duke filmuar stërvitjen e vendasve

Tensionet dhe polemikat kanë shoqëruar prag ndeshjen Bosnje–Itali për playoff-in e Kupës së Botës, ndërsa një incident i pazakontë ka rritur edhe më shumë dyshimet.

Gjatë seancës stërvitore të Bosnjës, sigurimi ka ndaluar një person të paautorizuar, i veshur me uniformë kamuflazhi, i cili po filmonte stërvitjen përtej 15 minutave të lejuara për publikun.

Pas identifikimit, u zbulua se bëhej fjalë për një ushtar italian, pjesë e misionit evropian EUFOR në Bosnje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat vendase e cilësuan menjëherë rastin si “spiunazh”, duke ngritur dyshime për një përfshirje të mundshme të Italisë. Megjithatë, Federata Italiane e Futbollit ka mohuar çdo lidhje me incidentin. Sipas sqarimeve, ushtari kishte vepruar në mënyrë të pavarur, i nxitur thjesht nga kureshtja personale për stërvitjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, pala boshnjake ka paraqitur një notë proteste ndaj misionit EUFOR, i cili ka konfirmuar se Kombëtarja italiane nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?