Skandal/ Spanja refuzon ta njohë shtetin e Kosovës, e quan “territor”
Kombëtarja U21 e Spanjës ka shkaktuar polemika të reja para ndeshjes me Kosovën, duke iu referuar shtetit të Kosovës si “territor” në prag të ndeshjes.
Kjo ndeshje zhvillohet sonte (e martë) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00, dhe është pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.
Ky veprim i “Furisë së Kuqe” nuk është i paprecedentë, pasi Spanja ka përdorur të njëjtin term edhe në ndeshjet e mëparshme kundër Kosovës, duke refuzuar ta njohë si shtet.
Nga ana tjetër, Kosova U21,e drejtuar nga trajneri Afrim Tovërlani, kërkon sot fitoren e parë në grup, pas barazimit 0-0 në ndeshjen hapëse ndaj Rumanisë. Me përkrahjen e tifozëve në Prishtinë, “Dardanët e rinj” synojnë të shkruajnë një faqe të rëndësishme në këto kualifikime.

KOHA JONË SONDAZH

