Skandal te Dortmundi/ Babai i talentit zbulon se ka falsifikuar moshën e të birit

Dortmund në Bundesligën gjermane të futbollit është përfshirë në një skandal, pasi një investigim ka zbuluar moshën reale të sulmuesit Youssoufa Moukoko.

I ati i tij, Joseph ka thënë se i ka marrë një certifikatë false të birit dhe me atë ka vijuar ta regjistrojë. Moukoko i cili këtë sezon u huazua nga Dortmund te Nice në Francë nuk është 20 vjeç, por 24.

Joseph Moukoko, i cili ishte njohur publikisht si babai i lojtarit, pretendon se ai nuk është prindi biologjik dhe se Youssoufa Moukoko ka lindur më 19 korrik 2000, jo më 20 nëntor 2004, siç tregohet në dokumentet zyrtare.

Ky zbulim, nëse është i vërtetë, do ta bënte Moukoko-n 24 vjeç, katër vjet më të vjetër nga sa besohej më parë.

SHKARKO APP