Skandal te Ukraina/ Ylli i skuadrës mori doping para ndeshjes me Shqipërinë

Në Ukrainë po shpërthen një skandal i madh që lidhet me përfaqësuesen dhe e Ukrainës dhe Andrij Shevchenko-n. Sipas raportimeve të gazetarit ukrainas Igor Burbas, ekzistojnë dyshime serioze se presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës ka aprovuar trajtime të ndaluara për Mikhailo Mudryk, me qëllim që lojtari të ishte gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë dhe Shqipërisë.
Bëhet fjalë për injektimin e qelizave staminale nga mjeku i kombëtares, një metodë e përdorur rregullisht nga vetë Shevchenko për të ruajtur formën e tij fizike, sipas burimeve ukrainase. Por pas këtyre trajtimeve, testi antidoping i UEFA-s nxori pozitiv Mudryk, i cili tashmë rrezikon deri në katër vite pezullim nga futbolli.
Rasti ka vënë në lëvizje edhe klubin e Shakhtar Donetsk, që pritet të pësojë një dëm të madh ekonomik. Pezullimi i mundshëm i Mudryk mund t’i kushtojë klubit rreth 30 milionë euro, për shkak të klauzolave të transferimit të tij tek Chelsea, të cilat nuk do të aktivizohen nëse lojtari dënohet.
Shakhtari, sipas mediave vendase, po shqyrton mundësinë e një padie ligjore ndaj Shevchenkos, duke e konsideruar atë përgjegjës për këtë situatë që ka cenuar rëndë imazhin e klubit dhe të futbollit ukrainas.
KOHA JONË SONDAZH

