Skandal/ Tifozët e Partizanit futen në fushë për të rrahur fotografin e Flamurtarit (VIDEO)
Andi Ribaj shënoi golin e barazimit në sfidën mes Partizanit dhe Flamurtarit duke çuar shifrat në 1-1. Futbollistët e skuadrës vlonjate u rreshtuan para fotografit të tyre për të festuar golin në mënyrën e tyre tradicionale kohëve të fundit.
Gjithsesi kjo ka acaruar tifozët e “Të Kuqve”, të cilët kanë kaluar rrethimin dhe janë vërsulur drejt fotografit të cilin e kanë goditur dhe i kanë marrë aparatin fillimisht, të cilin ja kthyen vetëm pasi ndërhynë forcat e sigurisë.
Ky moment nuk ka kaluar pa pasoja për Flamurtarin, pasi gjyqtari kryesor ka ndëshkuar me karton të kuq Ribajn, për shkak të tensionit që ka krijuar duke provokuar tifozët e Partizanit, sipas sinjalizimit të gjyqtarit të katërt.