Skandal , trajneri i Besës Sinella rreh kapitenin Perja sepse humbi 11-metërshin
Rrahja e kapitenit të Besës, Perja nga trajneri i tij ka ndodhur në minutën e 75’, për shkak se ai humbi 11- metërshin .portieri lezhjan i Adës Elson Demi e priti 11-mëtërshin e gjuajtur prej tij dhe ndeshja përfundoi pa gola. Trajneri Sinella kishte caktuar një futbollist tjetër për ta ekzekutuar penalltinë, ndërsa kapiteni i kavajasve duket se nuk e ka pyetur dhe e ka gjuajtur vetë atë, duke e humbur. Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Besës, Bledar Sinella, u shpreh i irrituar me lojtarin, por incidenti u mësua më vonë: “Ky barazim është humbje për ne. Patën 12 raste të pastra shënimi. Nuk flasin për raste kot, por vetëm me portier dhe futbollistët e mi nuk ditën t’i shfrytëzojnë. Jam i mërzitur pas këtij barazimi sepse këtë ndeshje jo vetëm duhej ta fitonim, por duhej të regjistronim edhe një rezultat të thellë. E dominuam ndeshjen, por për çudi lojtarët nuk dinin të bënin gol. Perja që gjuajti penalltinë nuk ishte i autorizuar, por e bëri në kokën e tij dhe kjo nuk është gjë e mirë, sepse duhet të bëhet çfarë them unë dhe jo çfarë duan lojtarët. Sa i përket mbijetesës, jam i sigurt se do ta arrijmë”. Në barazim 0-0 ka përfunduar ndeshja e fundit mes Adës së Velipojës dhe Besës së Kavajës, takim që u zhvillua pasditen e së mërkurës në kuadër të javës së 17-të të Kategorisë së Parë. Ada vazhdon të mos ketë në dispozicion fushën e saj në Velipojës, dhe falë një bashkëpunimi me bashkinë e Shkodrës, i është vënë në dispozicion stadiumin “Loro Boriçi” ku edhe u zhvillua ndeshja ndaj Besës.
KOHA JONË SONDAZH

