Skandali/ “France Football” por reflekton për t’i dhënë “Topin e Artë” Lewandowskit

Dhënia e Topit të Artë Lionel Messit është kthyer në një skandal të vërtet në Europë, teksa reagimet kanë qenë të shumta. Jehona ka qenë aq e madhe, saqë dhe vetë kryeredaktori i revistës së njohur franceze, Pascal Ferre zbuloi se po merret në konsideratë akordimi i Topit të Artë për sulmuesin e Bayernit për vitin 2020, kur edhe u anulua për shkak të Covid-19,

“Nuk duhet të marrim vendime të nxituara. Po e mendojmë, por në të njëjtën kohë duhet të respektojmë traditën e Topit të Artë, që bazohet te votimi. Ajo që tha Messi ishte diçka inteligjente, pasi vitin e kaluar e meritoi Lewa. Sa i përket votimit tim personal, zgjodha Lewandowskin, megjithatë mendoj se e meritoi Messi”, tha kryeredaktori i revistës France Football, që organizon edhe ceremoninë e Topit të Artë.

Kritika ka pasur edhe pas ceremonisë ku u kujtuan dy legjenda të futbollit si Diego Armando Maradona e Gerd Muller, por nuk u përmend fare italiani Paolo Rossi, i cili ka fituar Topin e Artë më 1982-shin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më vjen keq që çdo detaj i ceremonisë shikohet për të bërë polemikë. Ajo e Paolo Rossit ishte një harresë njerëzore, një detaj që na shpëtoi, megjithatë po qe nevoja, flas edhe me familjarët e tij për t’u kërkuar ndjesë”, shtoi Pascal Ferre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?