Skandali, marrëdhënie seksuale me minorene, arrestohet futbollisti i Sunderland (Foto)

Skandal seksual me një lojtar të Premier League. Futbollisti i Sunderland Adam Johnson është arrestuar nga policia nën akuzë se ka kryer marrëdhënie seksuale me një minorene. E dashura e futbollistit të Sunderland dhe që ka provuar të luajë edhe me kombëtaren angleze, Adam Johnson, betohet se do të qëndrojë krah tij pavarësisht  arrestimit nga policia,nën akuzë se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15 vjeçare, ndërkohë që familja e tij beson se ai është krejt i pafajshëm. Johnson, 27 vjeç, është ndalur mbrëmjen e djeshme  nga policia në shtëpinë e tij që ndodhen në County Durham. Lojtari ishte përgatitur për të udhëtuar sot me ekipin e Sunderland, për ndeshjen e Premier League ndaj Hull, që do të luhet në mbrëmje. Klubi njoftoi se ai është pezulluar deri sa të mbyllen hetimet e policisë. E dashura e tij prej kohësh Stacey Flounders ka deklaruar se pavarësisht akuzave do të qëndrojë krah tij, kurse pas arrestimi mamaja e futbollistit tha se është 100 për qind e sigurtë se i biri është i pafajshëm dhe se nuk ka bërë asgjë gabim

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?