Skandali në Bullgari, Kryeministri Borisov kërkon dorëheqjen e presidentit të federatës

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, i ka kërkuar dorëheqjen presidentit të Federatës Bullgare të Futbollit. Borisov ka kërcënuar se qeveria e tij do të ngrijë të gjitha marrëdhëniet me federatë, madje do të tërheqë çdo mbështetje financiare, derisa Borislav Mihaylov të tërhiqet.

 

Presidenti i Federatës Bullgare të Futbollitpër të “fshehur” sjelljet e turpshme të tifozëve vendas u shpreh se futbollistët e Anglisë, përfshirë Tammy Abraham ishin shfaqur “fyes” dhe nëncmues. Dhe jo vetëm kaq, ai e konsideroi të padrejtë akuzën se tifozët bullgarë kishin patur sjellje raciste në shkallët e stadiumit.

Deklaratat e çuditshme të Mihaylov u pasuan nga qëndrimi i padenjë edhe i trajnerit të Bullgarisë, Krasimir Balakov, i cili deklaroi pas ndeshjes se nuk kishte dëgjuar ndonjë kor racist.

 

SHKARKO APP