Skandali në Maltë, ja si portieri serb provokoi lojtarët e Partizanit me 3 gishta (VIDEO)

Partizani triumfoi 1-2 ndaj Marsaxlokk në Maltë, duke siguruar një biletë për në turin e dytë të Conference League. Pas sfidës së mbajtur në Centenary Stadium, nuk ka munguar tensioni, i shkaktuar nga vendasit.

Pas takimit, kamerat kanë fokusuar portierin serb të Marsaxlook, Marko Drobnjak, i cili nuk heziton të provokojë shqiptarët. 29-vjeçari i nervozua së tepërmi, teksa në fundin e ndeshjes i tregoi 3 gishta lojtarëve të Partizanit.

Si shumë herë këto kualifikuese, serbët nuk e kanë ndërmend të ndalen, teksa përziejnë futbollin me politikën. Sa i takon Drobnjak me shokë, Marsaxlokk rikthehet në shtëpi duke u eliminua nga Conference League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?