Skandali te Kosova, reagon portieri Muric: Shkuam për ushqim, jo për aheng!
Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga grumbullimi me kombëtaren e Kosovës nga FFK dhe Franco Foda.
FFK doli me një deklaratë në të cilën shpjegohej se Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Muslija kishin thyer rregullat e grumbullimit dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga grumbullimi dhe ndeshja e radhës ndaj Qipros.
Menjëherë pas në media qarkulluan foto ku shihej një lojtar i Kosovës i shoqëruar nga një vajzë. Portireri Arijanet Muric ka reaguar për emisionin “Sport Shoë”.
“Mendoj se është vendim egoist i FFK, vijmë këtu të luajmë për shtetin. Ne e kemi një ekip të sigurisë që na ndjek 24/7, por janë ata që i publikojnë këto, për të mbuluar keqmenaxhimin e tyre. Nuk duhet ta kemi ne vëmendjen për jetën tonë private, ata po krijojnë probleme si mund të jemi të suksesshëm kur të gjithë mundohen ta fajësojnë njëri tjetrin. Ne shkuam atje për ushqim dhe jo për aheng”, ka reaguar Arijanet Muric.