Skandali te Leipzig, Sabitzer kishte koronavirusin dhe e fshehu

Fundjava në Bundesligë solli gola dhe spektakël, teksa Leipzig fitoi 5-0 kundër Mainz. Një ndër protagonistët e ndeshjes, i cili gjeti rrugën e rrjetës ishte edhe Marcel Sabitzer, i cili shënoi golin për rezultatin 3-0.

Futbollisti austriak, i cili vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove, është në listën e dëshirave të Mourinhos që e kërkon te Tottenham. Gjithsesi sulmuesi është rikthyer pas një karantine misterioze. Gazetat “Bild” dhe “Kicker”, kanë zbuluar se ai ishte prekur me koronavirus para disa ditëve, por kjo gjë është mbajtur e fshehtë.

Në grupin e parë të testeve, në fund të prillit, para se të autorizohen stërvitjet në grup, Sabitzer dhe një fizioterapist dolën pozitivë. Çështja u monitorua me kujdes nga mjekët e klubit, duke u mbajtur e fshehtë. Futbollisti, me recetë nga mjeku, duhet të kalonte dy javë izolim shtëpiak.

Tamponet e mëvonshme ishin negative dhe Sabitzer u ripranua në urdhrat e Nagelsmann. Deri dje, asgjë nuk kishte ndryshuar, ndryshe nga sa ndodhi në Këln dhe Dresden. Një javë më parë, në Freiburg, Sabitzer u aktivizua për 21 minuta në fundin e ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP