Skandali vijon/ Tifozët e Qipros dhe Rumanisë bëhen bashkë për t’i bërë qejfin Serbisë (VIDEO)
Futbollistët e Qipros dhe Rumanisë do të luajnë sonte në Larnaka në orën 20:45 ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Të dyja tifozeritë e të dyja ekipeve janë bashkuar para ndeshjes duke i dhënë kënaqësi serbëve, për të thelluar më shumë skandalet e tyre.
Ultrasit e AEK-ut nga Larnaka dhe tifozët rumunë kënduan “Kosova është Serbi”, duke treguar kështu edhe një herë qëndrimin e tyre për tema krejtësisht jashtë futbollit.
Kujtojmë që mbrëmë në Pragë pati sjellje skandaloze nga tifozët çek që shprehën përkrahje ndaj serbëve, ndërkohë që nuk munguan as veprimet ndaj flamujve shqiptar, duke i kthyer me kokën poshtë. /R.ika-Koha Jonë/
12.10.2024, Nations League, Romanian🇹🇩 Ultras & AEK Larnaca🇨🇾 togheter before Cyprus – Romania chanting “Kosovo je Serbia”, more check here: https://t.co/hSEokbmmTo pic.twitter.com/ALp3yO4dO2
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) October 12, 2024