S’kanë fund dëmtimet te Anglia, dy futbollistë të tjerë në dyshim për “Euro 2020”
Anglia është në alarm nga dëmtimet e njëpasnjëshme të lojtarëve. Pas Trent Alexander-Arnold, i cili u largua nga grumbullimi pas një tërheqje muskulore në kofshë, Gareth Southgate do të duhet të heqë dorë edhe nga Jordan Henderson dhe Harry Maguire.
Kapiteni i Liverpool do të humbasë me siguri debutimin në Kampionatin Europian kundër Kroacisë në “Wembley”. Shanset për shërimin e tij të plotë janë shumë të vogla.
Gjithashtu edhe mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është në rrezik për të luajtur me “Tre Luanët”, pasi akoma nuk ka kaluar dëmtimin e tij në kyç.