S’kanë fund telashet për Hysajn, De Laurentiis kërkon dëmshpërblim
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i kërkon Elseid Hysajt 65 mijë euro kompensim për një ngjarje të ndodhur më 5 nëntor 2019. Mbrojtësi shqiptar, ishte ndër lojtarët që refuzoi të shkonte në një grumbullim pas ndeshjes së barazuar 1-1 ndaj Salzburg, e cila erdhi si një efekt dënimi nga presidenti.
Lajmi është konfirmuar nga “Corriere dello Sport”, që shkruan se kërkesa ka arritur në zyrat e klubit të Lazios. Mesa duket “lufta” mes Hysajt dhe De Laurentiis do të vijojë në dyert e gjykatës. /R.Lika-Koha Jone/