Skena të pabesueshme në Leskovac para ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë

Qyteti i Leskovcit është kthyer në një “fortesë” sot, pak orë para ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Autoritetet serbe kanë vendosur masa sigurie të paprecedenta, me forca të shumta policore të dislokuara në çdo rrugë e rrugicë të qytetit.

Sipas mediave lokale, në terren janë njësi speciale, patrulla të armatosura dhe mjete të blinduara, ndërsa çdo hyrje drejt stadiumit po kontrollohet me kujdes. Banorët raportojnë se policia është e pranishme “në çdo cep të qytetit”, përfshirë edhe zonat periferike, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Masat e rrepta të sigurisë vijnë pas tensioneve të ditëve të fundit, përfshirë raportimet për flamuj shqiptarë të shfaqur në qytet dhe frikën e autoriteteve serbe se tifozë shqiptarë me pasaporta serbe mund të kenë blerë bileta për të hyrë në stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin, atmosfera në Leskovc është e qetë. Policia serbe ka paralajmëruar se çdo provokim do të trajtohet me tolerancë zero, ndërsa ndeshja pritet të zhvillohet nën vëzhgim të rreptë brenda dhe jashtë stadiumit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?