Skënderbeu arratiset +18 nga Kukësi, fiton mes polemikash ndaj Luftëtarit (VIDEO)

Skënderbeu del triumfues në super ndeshjen e javës së 26-të ndaj Luftëtarit. Skuadra korçare ka fituar 2-1, në një ndeshje që rezervoi dy tablo.

Skënderbeu kaloi në avantazh në minutën e 33-të me Xhejms. Sulmuesi shpërthen në krahun e majtë dhe pasi hyn në zonë, mposht portierin kundërshtar me një goditje të zgjuar. Në fundin e pjesës së parë Lilaj dyfishon avantazhin nga pika e bardhë.

Luftëtari reagon në pjesën e dytë duke ngushtuar shifrat me Liçajn. Jakovljeviç i shtrirë në tokë nis një kundërsulm të shpejtë për miqtë që finalizohet me një goditje me kokë të Liçajt, i aftë të kalonte Teqjen i cili bën një dalje të gabuar. Portieri i Skënderbeut, shpëtoi disa herë skuadrën e tij nga pësimi i golit të barazimit. Ekipi i Dajës mban kryesimin me 60 pikë, 18 më shumë se vendi i dytë, Kukësi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?