Skënderbeu bëhet “shkëmb” në Korçë, Tirana barazohet me Partizanin

Kukësi kryeson pas javës së 25-të në Kategorinë Superiore me 52 pikë, Skënderbeu ka 51 pikë dhe Tirana e Partizani janë barazuar me ngas 47 pikë, në ndjekje të tyre.  Gara për titull po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërkohë që Tirana humbi në Korçë një ndeshje ndoshta vendimtare për fatet e saj, në garë për t’i dhënë fund dominimit të ekipit korçar, pas katër titujve radhazi kampion. Sot  janë luajtur ndeshjet e javës së 25-të, me përjashtim të kthimit mes Elbasanit e Apolonisë, që do të luhet ditën e nesërme:

Skënderbeu-Tirana         1-0

Shënues:  Shkëmbi (11-m) 66’

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënderbeu i jep një goditje të fortë ambicieve të Tiranës, për t’u rikthyer tek titulli kampion, teksa ka shtuar shanset e veta për të arritur trofeun e pestë radhazi. Korçarët shënuan një fitore minimale, falë një penalltie të fituar nga kosovari Bernard Berisha në 66 ’ që  e ktheu në gol i zakonshmi, kapiteni Bledi Shkëmbi. Por fitorja ndaj rivali direkt për titull, mund të quhet me përmasa më të mëdha se një tre-pikësh i zakonshëm, kur gara sa vjen dhe po i afrohet fundit.  Tirana pretendoi në fund një 11-metërsh, por gjyqtari nuk ishte dakord me rrëzimin e Gjergj Muzakës në zonë, në 86’. Si të mos mjaftonte ky rast, Tiranës iu ndëshkua në fundin e ndeshjes me karton të kuq edhe Jetmir Sefa. Me këtë fitore, Skënderbeu mbetet një pikë larg kryesuesit të  Kukësit, ndërsa Tirana ka gabuar dhe zbret poshtë Parrtizanin, në vend të katërt. Një javë më vonë do të përballet me Kukësin, në kryeqytet dhe Skënderbeu e Partizani mund të përfitojnë nga kjo përplasje. Formacionet e dy ekipeve: Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Arapi, Abazi, Lilaj, Shkëmbi, Nimaga, Progni, Martins, Berisha;

Swiss Digital Mobile Reklama

Tirana: Frashëri, Kërçiku, Muça, Curri, Ristevski, Taku, Karabeci, Muzaka, El.Bakaj, Kahata, Ndikumana;

 

 

Partizani – Flamurtari 2-1

Shënues: Rrahmani 57’  Raçiç 78’/ Telushi 21’

 Partizani arriti të fitojë përballë Flamurtarit, duke përmbysur rezultatin e pjesës së parë, për t’u afruar me ekipet kryesuese pretendente për titull. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro u gjet në dis-avantazh në pjesën e parë, pas golit tëTelushit.  Rrahmani dhe Raçiç përmbysën rezultatin në pjesën e dytë, teksa Partizani dominoi ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit. Me këtë fitore, Partizani ngjitet në kuotën e 47 pikëve, duke barazuar Tiranën, dy javë para derbit, por bardheblutë kanë një ndeshje me pak. Ndërkohë Flamurtarimbetet në kuotën e 34 pikëve. Formacionet e dy ekipeve para ndeshjes:

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Rrahmani, Krasniqi, Cuculi, Batha, Trashi, Vila, Nexhipi, Mazrekaj, Fazliu; Flamurtari: Xhelilaj, Arbri, Kuqi, Veliu, Idrizaj, Telushi, Lena, Nikoliç, Vucaj, Hoxha, Buval;

Kukësi-Teuta 5-2

Shënues: Malota 33’, Pejiç  51’, 84’, Pit 54’,  68’, Kastrati 47/ Nika 58’

Kukësi mposhti  brenda në shtëpi 5-2 Teutën në një ndeshje plot gola, duke u rikthyer pas dy barazimeve, tek fitorja. Kukësi i drejtuar nga Artim Shaqiri barazoi me Skënderbeun në Korçë 1-1 dhe me Apoloninë në Fier, 2-2, për të gjetur fitoren në ndeshjen e sotme ndaj teutës, me shifra tenistike. Sulmuesi kroat Pero Pejiç realizoi tre gola, duke u shkëputur në krye të golashënuesve të kampionatit tonë dhe duke qenë pretendent kryesor për fitimin individual të këpcuës së artë.  Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në kuotën e 52 pikëve.  Teuta  pas javës së 25-të dhe e sheh veten në kuotën e 19  pikëve.  Formacionet e dy ekipeve para ndeshjes: 

Kukësi: A.Halili, Shameti, Malota, Gvozdenoviç, Hallaçi, Musolli, Hasani, Zeqiri, Hoxha, Pit, Pejiç;

Teuta: Rizvani, E.Hoxha, R.Hoxha, Stafa, Ahmataj, Hodo, Koreshi, Nika, Kuli, Dita, Çota;

 Laçi – Vllaznia 1-0

Shënues: Veliaj 26’

Laçi nuk gabon lehtë në shtëpi dhe nuk kursen as Vllazninë, ndaj së cilës fitoi 1-0. Ekipi i drejtuar nga trajneri Armando Cungu  përballë Vllaznisë e gjeti golin me anë të mesfushorit Veliaj, falë edhe një gafe të portierit Selimaj. Pas shkarkimit të trajnerit italian, Baldo Ranieri, Vllazninë e drejtoi sot trajneri i ri Luan Zmijani, i cili debutoi me humbje. Kjo fitore e ngjiti Laçin, në kuotën e 42 pikëve. Formacionet e dy ekipeve para ndeshjes: 

Laçi: Vujadinoviç, Teqja, Buljan, Çela, Sefgjini, Meto, Mustafa, Veliaj, Zefi, Cetkoviç, Xhejms; Trajner: Armando Cungu

Vllaznia: Selimaj, Sykaj, Beqiri, Gocaj, Hadaj, Shtubina, Lika, Demaj, Krymi, Tafili, Hajdari ; Trajner: Luan Zmijani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?